Ministry of Tourism, Culture and Sport

Tre shtete, dy liqene, 1 mision! Dje në bashkinë e Prespës në Greqi, së bashku me homologët Lina Mendoni nga Greqia, Ministre e Kulturës dhe Sedat Sulejmani nga Maqedonia e Veriut, Ministër i Kulturës dhe Turizmit, ku nënshkruam nisjen e një procesi të përbashkët: për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës së Madhe e të Vogël për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Prespa na bashkon përmes natyrës, historisë dhe kulturës së saj. Duam ta mbrojmë këtë pasuri dhe të krijojmë më shumë mundësi për komunitetet që jetojnë këtu dhe më shumë turizëm të qendrueshëm.

Bashkimi Europian do të vërë në dispozicion 2 milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit për këtë kandidaturë trishtetërore. 🇪🇺

Duam gjithashtu të zhvillojmë itinerare të përbashkëta turistike, misione kërkimore e ekspedita për njohjen dhe  promovimin e vlerave të papërsëritshme të rajonit, krahas shkëmbimeve kulturore, artistike, sportive dhe rinore me fqinjët tanë.

Të punojmë dhe jetojmë si europianë dhe të afrojmë njerëzit, specialistët, habitatet me programe e projekte të cilat çmojnë strategjitë holistike dhe unifikojnë përpjekjet e ambiciet tona.

Foto album, kliko këtu!