Ministry of Tourism, Culture and Sport
Tjetër lajm i mirë për trashëgiminë dhe zhvillimin e Veriut të Shqipërisë!
Së bashku me GIZ dhe ASHK po finalizojmë Programin Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, me synimin që brenda vitit 2027 të kalojmë nga evidentimi dhe projektimi në investime konkrete.
  • 697 raste pronësie të trajtuara në Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Kukës;
  • 28 projekte konceptuale restaurimi, hartuar me Fakultetin e Arkitekturës të UPT-së;
  • 64 kulla me status Monument Kulture në fokus të prioritizimit.
Kullat do të restaurohen dhe rijetëzohen me funksione të reja si bujtina, agroturizme, muze dhe qendra mikpritjeje, duke ruajtur trashëgiminë tonë e duke krijuar mundësi të reja për ekonominë dhe turizmin lokal.
Nga kujtesa historike, në asete të gjalla të zhvillimit të Veriut.
Video, kliko këtu!