Ministry of Tourism, Culture and Sport

Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit shënon rikthimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sonë kulturore.

Pas 13 vitesh mungesë, i rikthejmë kinemasë shqiptare skenën që meriton dhe publikut një traditë të çmuar, e cila ruan kujtesën tonë artistike dhe u hap rrugë zërave të rinj. Ky festival është një homazh për mjeshtrit që hodhën themelet e filmit shqiptar, por edhe një premtim për brezin e ri të kineastëve që po ndërton të ardhmen e tij.

Nga 3 deri më 12 shtator, Tirana bëhet një hapësirë takimi mes brezave, kujtesës dhe krijimtarisë, sepse historitë tona meritojnë të tregohen, të shihen dhe të festohen.

Foto album, kliko këtu!