Ministry of Tourism, Culture and Sport

Eurocontrol rendit Shqipërinë mes 5 vendeve që kanë regjistruar nivelin më të lartë historik të trafikut ajror gjatë javës 20–26 korrik, së bashku me Greqinë, Gjeorgjinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë.

Gjatë së njëjtës javë, rrjeti europian regjistroi mesatarisht 36,554 fluturime në ditë, 3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa më 24 korrik u shënua rekordi historik me 37,659 fluturime në një ditë.

Rritja e fluksit ajror në kulmin e sezonit veror shoqëron interesin në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik. Më shumë lidhje me tregjet ndërkombëtare, akses më i lehtë për vizitorët dhe një ofertë turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt vendit tonë.