Ministry of Tourism, Culture and Sport

Gërmimi arkeologjik studimor, i zhvilluar në kuadër të misionit shqiptaro-francez në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, po sjell në dritë të dhëna të reja mbi një prej monumenteve publike më të rëndësishme të qytetit antik.

Çdo shtresë e zbuluar përbën një dëshmi të çmuar për historinë, zhvillimin urban dhe jetën publike të Apolonisë.

Përmes kërkimit shkencor dhe dokumentimit arkeologjik, po rivlerësohet organizimi urbanistik dhe funksioni i monumenteve publike, duke ofruar një këndvështrim më të plotë mbi zhvillimin e qytetit dhe rolin e tij në botën antike.