Ministry of Tourism, Culture and Sport
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, së bashku me Fidel Yllin, Presidentin e KOKSH, i dorëzuan flamurin kuqezi delegacionit shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, bashkë me besimin dhe mbështetjen tonë për sportistët që, me vite pune, disiplinë e sakrificë, kanë fituar të drejtën të garojnë për Shqipërinë.
Detyra jonë është t’u krijojmë kushtet që talentin dhe përkushtimin ta kthejnë në rezultate, ndaj dhe po punojmë për më shumë mundësi e financim për sportin dhe përfaqësimin kombëtar.
Suksese Team Albania!