Ministry of Tourism, Culture and Sport
Taranto, Itali, me #TEAMALBANIA në prag të nisjes së Lojërave Mesdhetare 2026, ku Shqipëria merr pjesë me një nga delegacionet më të mëdha të sportistëve shqiptarë në historinë e pjesëmarrjes së saj, të angazhuar në disa disiplina, ndërsa një risi e veçantë e këtij edicioni është akomodimi i sportistëve në kroçerën gjigante AROYA, e cila është shndërruar në një “fshat” modern për delegacionet.
Ju urojmë shumë suksese sportistëve tanë, paraqitje sa më dinjitoze dhe sa më shumë rezultate të larta e medalje! Me krenari, përkushtim dhe zemrën kuqezi, përfaqësoni Shqipërinë dhe ngrini lart flamurin tonë kombëtar! Forca #TEAMALBANIA!