Ministry of Tourism, Culture and Sport

IKTK | 7-MUJORI 2026 PERFORMANCË DHE REZULTATE NË RRITJE

7 muaj me rritje të ndjeshme të aktivitetit dhe shërbimeve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK)! Më shumë investime, projekte dhe prani në terren për mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

  • Rritje e të ardhurave dhe investimeve në pasuritë kulturore.
  • Më shumë projekte restaurimi, konservimi dhe ndërhyrje arkeologjike.
  • 19 site të reja arkeologjike të zbuluara në zona të ndryshme të territorit.
  • Pas më shumë se 25 vitesh, rikthehen gërmimet arkeologjike në Lushnjë, me zbulime të rëndësishme në Zgjanë dhe Murrizë–Peqin.

Rezultate konkrete që tregojnë një angazhim të shtuar të IKTK-së për eliminimin e burokracive e vonesave për qytetarët dhe subjektet, studimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin dhe koordinimin sektorial.