Ministry of Tourism, Culture and Sport

Sot shënohet një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe zhvillimin e sektorit të turizmit, me inaugurimin e fluturimit të parë direkt Tiranë–Toronto. Për herë të parë në historinë e aviacionit civil shqiptar, vendi ynë lidhet drejtpërdrejt me Amerikën e Veriut përmes një linje transoqeanike, duke hapur një kapitull të ri për lëvizjen e udhëtarëve, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e Shqipërisë në tregje të reja ndërkombëtare.

Kjo linjë e re ajrore krijon mundësi të shumta për rritjen e fluksit të turistëve, forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare në Kanada, si dhe lehtësimin e kontakteve në fushën e biznesit, investimeve dhe shkëmbimeve kulturore. Njëkohësisht, ajo e pozicionon Shqipërinë si një destinacion gjithnjë e më të aksesueshëm dhe konkurrues në hartën globale të turizmit.

Hapja e fluturimit direkt Tiranë–Toronto është një tjetër tregues i transformimit të Shqipërisë në një nyje të rëndësishme rajonale të transportit ajror dhe një hap konkret drejt zgjerimit të lidhjeve ndërkontinentale.

Tiranë–Toronto sot, hapi i radhës: SHBA.

Foto album, kliko këtu!