Ministry of Tourism, Culture and Sport

 Në zbatim të VKM Nr. 325, datë 31.05.2023 dhe legjislacionit në fuqi për procedurat e rekrutimit në institucionet publike, Cirku Kombëtar shpall vend vakant pune për pozicionin:

KESHILLTAR PER ÇËSHTJE JURIDIKE

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët:

  • Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë “Master Shkencor” në drejtësi ose diplomë barasvlefshme me të.
  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë minimumi 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion.
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.
  • Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:

  • Kërkesë për aplikim;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave;
  • Dokument që vërteton eksperiencën në punë;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokument tjetër që kandidati e konsideron të rëndësishëm për aplikimin.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Asiston Cirku Kombëtar në të gjitha çështjet juridike dhe procedurat administrative të institucionit.
  • Jep mendim dhe konsultë juridike për aktet administrative, kontratat, marrëveshjet dhe dokumentacionin zyrtar.
  • Harton, shqyrton dhe ndjek dokumentacionin juridik në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përfaqëson ose ndjek çështjet e institucionit pranë organeve administrative dhe gjyqësore, sipas autorizimeve përkatëse.
  • Monitoron zbatimin e legjislacionit që lidhet me veprimtarinë e institucionit.
  • Bashkëpunon me sektorët e tjerë për trajtimin e problematikave juridike dhe administrative. Përgatit relacionet, opinionet dhe korrespondencën juridike të institucionit.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga titullari i institucionit, në përputhje me funksionin dhe legjislacionin në fuqi.

 

Afati i aplikimit:

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë sekretarisë së Cirku Kombëtar brenda datës 25 Qershor 2026.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshrnërisë, humbet automatikisht të drejtën e vijimit te fazes së mëtejshme te konkurimit.

 

AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 06.07.2026, ORA 10:00, NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RRUGA “DED GJO LULI”, TIRANË.

Shënim

  • SHPALLJA E REZULTATEVE

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen për rezultate nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.