Ministry of Tourism, Culture and Sport

Mirëpritëm në Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit disa nga emrat më të njohur ndërkombëtarë të artit të kokteileve, në kuadër të Tirana Cocktail Fest. Tirana kozmopolitane po bëhet gjithnjë e më shumë pikë takimi për kreativitetin, kulturën sociale të bareve dhe ngrohtësinë shqiptare, duke mirëpritur profesionistë të industrisë nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia, Suedia, Turqia, Greqia, Franca dhe shumë vende të tjera të botës. Ishte kënaqësi të dëgjoja përshtypjet e tyre për Shqipërinë, dashurinë e tyre për energjinë e pulsin e kryeqytetit tonë si dhe eksperiencat autentike që vendi ynë ofron.

Ky event merr një vlerë të veçantë edhe falë suksesit të Nouvelle Vague, cocktail bar-it shqiptar i renditur i 28-ti në botë, një shembull frymëzues se si talenti dhe standardet ndërkombëtare po e vendosin Shqipërinë në hartën globale të mikpritjes dhe gastronomisë.