Ministry of Tourism, Culture and Sport

Triumf në zemër të Shqipërisë!

Çiklisti Shqiptar Gabriele De Fabritiis shkruan emrin e tij në historinë e edicionit të 83-të të Turit Ciklistik të Shqipërisë, duke triumfuar në Etapën e 5-të pas një performance të jashtëzakonshme plot forcë, strategji dhe shpirt gare.

Në kilometrat vendimtarë të etapës finale, De Fabritiis tregoi klas dhe vendosmëri, duke dominuar ritmin e garës dhe duke merituar duartrokitjet e publikut shqiptar. Fitorja e tij është simbol i sakrificës, disiplinës dhe nivelit të lartë që solli ky edicion i Turit të Shqipërisë.

Një etapë spektakolare, emocione deri në metrat e fundit dhe një kampion i denjë për podiumin e madh të Tour of Albania.

Urime Gabriele De Fabritiis për këtë sukses të merituar dhe për emocionet që i dhuroi sportdashësve gjatë gjithë garës!

Foto album, kliko këtu!