Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja, sot në Bashkinë Cërrik, në inauguruam bibliotekën e re “Biblioteka në qytetin tim”, një investim që i jep më shumë hapësirë dijes, kulturës dhe zhvillimit të të rinjve. Përmes mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe bashkëpunimit me Bashkinë Cërrik, kjo bibliotekë moderne, të cilën do ta pasurojmë në vijim me libra e tituj, do t’u shërbejë rreth 3,200 të rinjve të zonës, si edhe gjithë komunitetit. Përtej një hapësire leximi, kjo qendër do të ofrojë klub leximi, fond të digitalizuar, akses në shtypin e përditshëm dhe aktivitete social-kulturore, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirje, edukim dhe zhvillim për të rinjtë e Cërrikut.

Foto album, kliko këtu!