Ministry of Tourism, Culture and Sport

 

Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi violinistit të jashtëzakonshëm Tedi Papavrami dekoratën “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, një vlerësim i lartë për një artist që me talentin, disiplinën dhe rrugëtimin e tij ka promovuar Shqipërinë në skenat më prestigjioze të botës. 🇦🇱🏅🇪🇺

Në kuadër të Javës Kulturore të Europës, ky vlerësim merr një domethënie të veçantë, pasi nderon një figurë shqiptare që prej dekadash ka qenë një urë mes Shqipërisë dhe Europës kulturore, duke e bërë artin shqiptar pjesë të dialogut më të lartë artistik ndërkombëtar.

Më 12 dhe 13 maj, publiku shqiptar do të ketë privilegjin të përjetojë nga afër mjeshtërinë e tij në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me interpretimin monumental të “24 Kapriçiove të Paganinit”, një nga veprat më sfiduese dhe virtuozitetet më të rralla të repertorit botëror për violinë.

Një rikthim i jashtëzakonshëm i një artisti të jashtëzakonshëm!

Foto album, kliko këtu!