Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, përmes projekteve Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) dhe Cultur Alb, ka nisur përgatitjet për edicionet e ardhshme të këtyre eventeve kulturorë të rëndësishëm. JKN 2026 do të zhvillohet në Tiranë dhe në rrethinat e ndryshme të vendit, ndërsa Cultur Alb 2026 do të zhvillohet në shtete të ndryshme, ku ndodhet diaspora shqiptare.

Për të siguruar një koordinim të suksesshëm të projekteve, duke përfshirë menaxhimin e agjendave, takimeve dhe aktiviteteve, si dhe për të ngritur ura bashkëpunimi me institucionet e tjera të përfshira në kalendarët artistikë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, hap thirrjen për angazhimin e stafit shtesë të jashtëm për vitin 2026.

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Koordinimi i takimeve dhe aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit.
  • Ngritja e lidhjeve dhe bashkëpunimeve me institucione lokale dhe ndërkombëtare.
  • Menaxhimi i agjendave dhe përgatitja e programeve të aktiviteteve.
  • Menaxhimi i Rrjeteve Sociale
  • Monitorimi dhe vlerësimi i ecurisë së projektit etj,.

Kriteret për Aplikim:
Për pozitat e stafit shtesë kërkohet që kandidatët të kenë formim dhe eksperiencë në fushat e mëposhtme:

  • Formim artistik, shkenca shoqërore dhe sociale.
  • Gjuha të huaja (përfshirë aftësi të shkëlqyera të komunikimit në anglisht dhe gjuhë të tjera ndërkombëtare).
  • Shkenca ekonomike dhe juridike.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. CV e detajuar (duhet të përmbajë përvojat dhe arritjet relevante).
  2. Dokument të pasqyrës penale.
  3. Shprehje interesi (për t’u angazhuar në këtë projekt dhe për t’u bashkuar me skuadrën).
  4. Dëshmi të eksperiencës së mëparshme në organizimin e aktiviteteve kulturore ndërkombëtare dhe/ose menaxhimin e projekteve të ngjashme.

Afati i Aplikimeve: 08.05.2026, ora 14:00.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e plota në adresën suela.qemalli@mtks.gov.al, ose mund të dorëzojnë aplikimet në zyrën e protokollit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.