Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në kuadër të nismës “Next in Tourism”, Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Kryetarin e Bashkisë Himarë dhe kolegë e njohës të sektorit, ndanë ide e eksperienca në panelin e një takimi përfshirës mbi ecurinë dhe sfidat e industrisë së turizmit dhe për situatën rajonale e kontekstin shqiptar. Aktiviteti përkoi me çeljen e sezonit turistik në Himarë, ku përgjatë tre ditëve mblidhen miq e dashamirës, si edhe shumë drejtues e protagonistë të fushave që lidhen drejtpërdrejt me turizmin. Ekipi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit ndoqi me interes diskutimin e hapur me operatorë turistikë, sipërmarrës dhe përfaqësues institucionesh mbi modelet dhe perspektivën e re të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, me fokus të veçantë atë detar e mesdhetar, ku turizmi kulturor e sportiv, guidat dhe natyra luajnë një rol të rëndësishëm.

Gjatë këtij takimi u theksua se Himara po përjeton një rritje të qëndrueshme turistike, ku prioritet mbetet cilësia e shërbimit, ruajtja e mjedisit dhe forcimi i identitetit lokal. U nënvizua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit për të ndërtuar një turizëm më të përgjegjshëm dhe afatgjatë.

“Next in Tourism” shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe krijimin e partneriteteve që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e turizmit në Himarë dhe më gjerë.

Foto album, kliko këtu!