Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja në Xhaminë e Allajbegisë, në fshatin Burim të Peshkopisë, një prej monumenteve me vlerë të veçantë historike, arkitektonike dhe shpirtërore, që pas ndërhyrjeve restauruese nga IKTK, është rikthyer me dinjitet si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kombëtare.

Përmes një pune të kujdesshme dhe profesionale, u mundësua ruajtja e vlerave origjinale të objektit, restaurimi i elementëve karakteristikë dhe përmirësimi i hapësirave përreth, duke garantuar funksionalitetin dhe mbrojtjen afatgjatë të tij.

Një falenderim i veçantë për Imam Osman Xhilin, si intelektual e letrar, kujdestar vullnetar stoik i xhamisë! Mirënjohje të gjithë specialistëve dhe sidomos firmës zbatuese Fusha që kontribuan edhe nga vetja, përtej detyrimit kontraktual, në këtë proces pune publike dhe misioni qytetar!

Foto album, kliko këtu!