Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, në panelin “Identiteti Kombëtar dhe Qendrat Kulturore”, theksuam nevojën për një qasje të re, më të strukturuar dhe më ambicioze ndaj diplomacisë kulturore, duke e vendosur atë në funksion të drejtpërdrejtë të forcimit të identitetit kombëtar dhe rritjes së ndikimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Përmes nismave si CULTURALB dhe ndërtimit të një rrjeti të qëndrueshëm qendrash kulturore shqiptare jashtë vendit, synojmë të krijojmë jo vetëm hapësira për promovimin e gjuhës, artit dhe traditës, por edhe platforma bashkëpunimi që e kthejnë diasporën në një partner aktiv në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe diplomatik të vendit. Ky është një hap i qartë drejt ndërtimit të një pranie më të fortë dhe më të organizuar shqiptare në botë, ku identiteti ynë nuk ruhet thjesht, por projektohet dhe fuqizohet në një dimension global.

Foto album, kliko këtu!