Ministry of Tourism, Culture and Sport

Sot vijon maratona e paneleve të diskutimit, aktiviteteve kulturore dhe takimeve që bashkojnë turizmin, kulturën, sportin, rininë dhe më gjerë. “Përmes rrënjëve lartësohemi”

Samiti i Diasporës vjen si një platformë e rëndësishme dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni për të ardhmen, duke vendosur në qendër rolin e diasporës në ruajtjen dhe promovimin e identitetit shqiptar në botë.

Përgjatë dy ditëve, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizon dhe është pjesë e paneleve që sjellin diskutime të thelluara mbi kulturën, trashëgiminë, turizmin dhe sportin si ura lidhëse mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit:

“Libri si urë identiteti”

Ekspozita dhe paneli i koleksioneve nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vënë në fokus librin si mjet thelbësor për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor, veçanërisht në diasporë.

Bota Arbëreshe

Një reflektim mbi trashëgiminë unike arbëreshe dhe rolin e saj në ruajtjen ndër shekuj të identitetit shqiptar, si dhe një urë e rëndësishme lidhëse me kulturën evropiane. Muzeu Arbëresh në Vuno dhe ecuria për dosjen e “Motit të Madh” për në UNESCO

Identiteti Kombëtar & Diplomacia Kulturore – Culturalb

Diskutime mbi ndërtimin e rrjetit të qendrave kulturore shqiptare në botë dhe fuqizimin e diplomacisë kulturore si instrument strategjik i prezantimit të Shqipërisë në arenën globale.

Roli i Diasporës në Promovimin e Turizmit

Eksperiencat e profesionistëve shqiptarë jashtë vendit si katalizator për rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së ofertës turistike shqiptare.

Diaspora dhe Fuqia e Sportit

Sporti si mjet i fuqishëm i “soft power”, që përmes arritjeve të sportistëve shqiptarë në diasporë forcon imazhin dhe identitetin kombëtar.

Zërat e Diasporës – Arti Bashkëkohor (TKOBAP)

Artistët shqiptarë në botë si ambasadorë të kulturës, që përmes krijimtarisë ndërthurin rrënjët me realitetet globale.

Side Events – një eksperiencë e kulturore përgjatë samitit:

  • Program edukativ për fëmijë
  • Ekspozita “Atdheu në faqe – Kujtesa e mërgatës shqiptare”
  • Ekspozita arkivore mbi arbëreshët nga Arkivi i Shtetit
  • Këndi i Trashëgimisë & Stenda e Traditës Popullore
  • Këndi i Muzeut “Besa”

Krahas paneleve, atmosfera e samitit pasurohet me performanca artistike, ku spikat prezenca e Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke sjellë në skenë traditën, emocionin dhe identitetin shqiptar përmes artit.

Dy ditë që bashkojnë ide, rrënjë dhe vizion, për një Shqipëri më të lidhur me botën dhe me vetveten.

Foto album, kliko këtu!