Ministry of Tourism, Culture and Sport

Galeria e Arteve “Tahir Tahiraj” në Mat transformohet rrënjësisht, duke u kthyer në një hapësirë moderne me kushte dhe standarde të reja për artin dhe kulturën! Nga një ambient që më parë përballej me mungesë hapësirash ekspozimi dhe infrastrukturë të pamjaftueshme, galeria tashmë ofron kushte dinjitoze për artistët dhe vizitorët, falë ndërhyrjeve të realizuara me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Investimi ka sjellë zgjerimin e hapësirave ekspozuese, krijimin e kushteve higjeno-sanitare dhe është drejt përfundimit edhe ambienti i dedikuar për magazinimin e veprave, duke rritur ndjeshëm funksionalitetin dhe standardet e institucionit.

Ky transformim shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e jetës kulturore në Mat dhe për forcimin e rolit të kulturës shqiptare si pjesë aktive e hapësirës kulturore europiane.

Foto album, kliko këtu!