Ministry of Tourism, Culture and Sport

Me mediat dhe përballë qytetarëve, prezantuam sot progresin konkret në zhvillimin e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të investimeve dhe impaktit në ekonomi dhe shoqëri.

Disa nga treguesit kryesorë, krahasuar me 2025:

  • Buxheti për institucionet kulturore në 2026 është rritur me +87%;
  • 22,154 pjesëmarrës në aktivitete kulturore (+7%);
  • 18,936 bileta të shitura (+57%);
  • +96% rritje të të ardhurave nga institucionet kulturore;
  • Mbi 700 aplikime për projekte, me rreth 250 projekte fituese në të gjithë vendin.

Turizëm & Trashëgimi:

  • Parku Kombëtar i Butrintit shënon +147% rritje vizitorësh dhe +218% të ardhura, krahasuar me 2023;
  • Investime në restaurim, konservim dhe rijetëzim të pasurive kulturore në të gjithë territorin;
  • Zgjerim i zonave të mbrojtura dhe projekte të reja arkeologjike dhe urbane.

Rinia & Sporti:

  • Program i ri për mbështetjen e talenteve të reja (15–29 vjeç) në arenën ndërkombëtare;
  • Mbështetje për grupet vulnerabël dhe akses më i gjerë në aktivitete kulturore dhe sportive.