Ministry of Tourism, Culture and Sport

Vijojnë punimet për ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, plane interpretimi dhe përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve në Kalanë e Kaninës në Vlorë. Gjatë një vizite në fundjavën që sapo lamë pas, bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, pamë nga afër ecurinë e ndërhyrjeve, të cilat kanë përparuar ndjeshëm.

Ky projekt në bashkëpunim edhe me CHwB Albania, synon jo vetëm konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, duke e kthyer këtë sit kulturor të rëndësishëm në një destinacion edhe më tërheqës për publikun.

Video, kliko këtu!