Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja në ITB Berlin, me Zoran Ljutkov, Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, ku diskutuan mbi forcimin e partneritetit dypalësh në sektorin e turizmit dhe kulturës, me fokus në promovimin e koordinuar në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Gjermani dhe në tregun europian. Në qendër të diskutimit ishte gjithashtu potenciali për zhvillimin e transportit turistik ujor në Liqenin e Ohrit, përmirësimi i menaxhimit të flukseve turistike në pikat kufitare gjatë sezonit të lartë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit kulturor përmes projekteve dhe eventeve ndërkufitare në rajonin e Ohrit, me fokus në menaxhimin dhe promovimin e qëndrueshëm të pasurisë së UNESCO-s.

Një dialog i cili përforcon angazhimin tonë për të zhvilluar destinacione të integruara rajonale dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ofertës turistike të rajonit në tregun ndërkombëtar.

Foto album, kliko këtu!