Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja ishte i pranishëm në lançimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028, një moment i rëndësishëm që forcon partneritetin mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Për sektorin e turizmit, ky bashkëpunim merr vlerë të veçantë përmes mbështetjes së arsimit profesional, si modeli i Shkollës Zvicerane të Biznesit të Hotelerisë në Lozanë, EHL Group, që investon drejtpërdrejt në aftësitë e të rinjve dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve në vend.

Një hap konkret drejt ndërtimit të një industrie turistike më konkurruese, me standarde ndërkombëtare dhe me profesionistë të përgatitur për tregun global. Kultura, rinia e ekonomia kreative janë gjithashtu në fokusin tonë të bashkëpunimeve.

Foto Album, kliko këtu!