Ministry of Tourism, Culture and Sport

Elton OROZI është diplomuar në vitin 2001, për Administrim Biznesi duke përfunduar me sukses studimet Master në Menaxhim Turizmi pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vijim ai ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe praktikash në organizata të ndryshme, duke përfshirë 2 programe të zhvilluar nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar (CDI) e Universitetit të Harvardit, një program ToT zhvilluar nga AHLEI (American Hotel & Lodging Educational Institute) etj.

Përgjatë përvojës së tij profesionale mbi 25 vjeçare, zoti Orozi ka punuar për disa vite në nivele drejtuese pranë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (Këshilli I Ministrave), si ekspert në një program zhvillimi të SME-ve, financuar nga USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) dhe ju bashkua më pas në vitin 2014 si nëpunës publik administratës shtetërore, duke kontribuar për të në nivele të ndryshme.

Zoti Orozi aktualisht drejton Drejtorinë e Standarteve të Turizmit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ai drejton gjithashtu në cilësinë e bashkëdrejtuesit Grupin Tematik të Ekspertëve të Turizmit në kuadër të EUSAIR, Strategjisë Makrorajonale të Bashkimit Evropian për Adriatikun dhe Jonin. Në të njëjtën kohë zoti Orozi është anëtar I Komitetit Sektorial të Mikpritjes dhe Turizmit, në kuadër të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.