Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja ishte sot pjesë e eventit të MUSIAD Albania “Shqipëria Turistike, destinacion 12-mujor”, një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialit turistik të vendit tonë. Me mbi 300,000 vizitorë në vitin e fundit, me 3 linja direkte ajrore dhe disa sezonale që lidhin dy vendet tona, Turqia mbetet një partner strategjik ekonomik dhe një treg kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar.

Në bashkëpunim me MUSIAD Albania dhe partnerë të tjerë, ky event konfirmoi angazhimin e përbashkët për të rritur flukset turistike, për të nxitur investimet dhe për të konsoliduar Shqipërinë si një destinacion konkurrues dhe gjithëvjetor në rajon dhe më gjerë.

Video, kliko këtu!