Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore, të kryesuar nga z. Ming Zhang, Drejtor Global për Zhvillimin Urban, Financat Nënkombëtare, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, ku diskutuan konkretisht hapat për ta orientuar turizmin shqiptar drejt një modeli me më shumë cilësi dhe më shumë vlerë për ekonominë lokale.

Fokusi i bisedës ishte zhvillimi i produkteve turistike përtej sezonit veror, veçanërisht në zonat malore, sitet e trashëgimisë kulturore dhe komunitetet lokale, rigjenerimi i destinacioneve përmes modeleve të suksesshme si PIUTD, si dhe sigurimi i financimit dhe mbështetjes teknike për projekte që rrisin të ardhurat dhe punësimin, duke garantuar një zhvillim turistik më të qëndrueshëm dhe me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Foto Album, kliko këtu!