Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Drejtoreshën e AKR, Sara Bodo dhe kolegë të tjerë, zhvilluan takimin tradicional me vajzat dhe djemtë e rinj të praktikave të punës, në kuadër të mbylljes së thirrjes së 10-të.

Rreth 1,600 praktikantë janë punësuar gjatë këtyre 9 viteve me kontrata njëvjeçare, shumë prej të cilëve kanë vazhduar punën me kontrata të përhershme. Gjatë vitit 2025, në thirrjen e dhjetë, praktikantët u mbështetën gjithashtu me një kompensim financiar prej 10,000 lekë në muaj për 3 muaj, si një vlerësim për përkushtimin dhe angazhimin e tyre.

Administrata Publike mbetet një hapësirë ku energjia, idetë dhe ambicia e të rinjve mirëpriten dhe vlerësohen çdo ditë. Dyert tona janë dhe do të jenë gjithmonë të hapura për çdo të ri që dëshiron të kontribuojë, të mësojë dhe të ndihmojë në ndërtimin e një vendi më të fortë, më modern dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Foto Album, kliko këtu!