Ministry of Tourism, Culture and Sport

Z. Sokol Bardhi që prej muajit Dhjetor 2025 mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përpara saj të Drejtorit të Përgjithshëm të Inovacionit dhe Teknologjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku ka drejtuar dhe kontribuar në krijimin e politikave dhe strategjive për permiresimin dhe zhvillimin e sherbimeve publike nepermjet inovacionit dhe aplikimeve te tij.

Ka përfunduar me sukses studimet e nivelit Master Shkencor për Sistemet e Informacionit të Biznesit në Universitetin East London në Britaninë e Madhe, si dhe me pare eshte diplomuar me titullin Inxhinier Kompjuterash prane Universitetit Politeknik te Tiranës.
Pergjate me shume se 20 viteve ne karreieren e tij profesionale ka mbajtur role te tjera te meparshme te ndryshme ne Institucione publike edhe Shoqeri private ku per tu permendur ka mbajtur pozicionin si Menaxher i Zhvillimit të Biznesit në kompaninë 4iG (One Albania), ku ishte përgjegjës për zhvillimin e portofolit të shërbimeve IT, më herët, si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor.

Drejtor Ekzekutiv i shoqerise Advansis sh.p.k. dhe si Drejtor Teknik në disa Kompani te teknologjise, ku ka ndihmuar në krijimin dhe menaxhimin e infrastrukturës & sherbimeve dhe ka kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve të reja për klientët.
Përveç njohurive teknike, është trajnuar në lidership dhe menaxhim, ku per tu permendur nga “Center for Creative Leadership” në Bruksel dhe ka qene pjesëmarrës i programit LEAD Albania i atashuar prane Ministrise se Brendshme.

Në statusin e një profesionisti, ai ka ndihmuar në transformimin e shumë projekteve, strukturave e iniciativave, dhe ka kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Shqipëri, duke u angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të sherbimeve dhe proceseve në institucionet ku ka punuar.
Zoteron disa gjuhe te hauja si Anglisht, Italisht, Gjermanisht.