Ministry of Tourism, Culture and Sport

Gjatë zhvillimit të Ministerialit të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE), delegacioni shqiptar i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit zhvilloi dhe dy takime të rëndësishme ndërkombëtare në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Një takim me Drejtoreshën e Zyrës Rajonale të UNESCO-s për Shkencë dhe Kulturë në Europë, znj. Magdalena Landry, dhe ekipin e kulturës së UNESCO-s, si një moment vlerësimi për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë, rezultatet konkrete të arritura dhe vizionin mbi projektet e reja për vitin 2026. Një nisëm me rëndësi të veçantë u konfirmua gjatë këtij takimi: Shqipëria do të jetë vendi pritës i Sesionit të 20-të të Takimit për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale, duke forcuar rolin e saj aktiv dhe të besueshëm në nivel ndërkombëtar.

Gjithashtu, u zhvillua një takim i rëndësishëm me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, i fokusuar në Liqenin e Ohrit, një pasuri e përbashkët natyrore dhe kulturore, pjesë e Trashëgimisë Botërore UNESCO. Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, koordinimin institucional dhe ndërtimin e një qasjeje të qëndrueshme, në përputhje me standardet e UNESCO-s, për të garantuar mbrojtjen afatgjatë të këtij ekosistemi dhe peizazhi unik për brezat që vijnë.

Foto Album, kliko këtu!