Ministry of Tourism, Culture and Sport
Piramida e Tiranës plot të rinj sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, që shënon një moment kyç të historisë sonë, kur të rinjtë e dhjetorit ’90 ndezën një dritë që vijon të udhëheqë drejt një Shqipërie më të lirë dhe evropiane.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e ka vënë rininë në qendër të vizionit të saj, duke reflektuar angazhimin për investime konkrete: financim për rininë 285.8 milion lekë në 2026, programe që nxisin edukimin joformal, talentet e reja, integrimin në tregun e punës dhe mbështetjen e grupeve rinore për projekte që ndikojnë në komunitet.
Agjencia Kombëtare e Rinisë do të vijojë të luajë rolin udhëheqës për garantimin e të drejtave, pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin institucional. Përmes programeve si “Programi i Talenteve Rinore”, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës dhe investimeve publike për qendra rinore në gjithë vendin, po krijohen hapësira të reja zhvillimi, kreativiteti dhe identiteti qytetar. Paralelisht, strukturat e dialogut rinor në 61 bashki dhe në nivel qendror e bëjnë pjesëmarrjen e të rinjve një realitet të qëndrueshëm.
Të gjitha këto iniciativa ndërthuren me Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe janë në përputhje me standardet e BE-së, të mbështetura nga partnerë ndërkombëtarë dhe programe si “EU for Youth”. Shqipëria e sotme dhe e nesërme mbështetet mbi energjinë, talentin dhe përkushtimin e të rinjve që sot marrin rol aktiv në çdo nismë dhe projekt që ndryshon komunitetin. Le të jetë kjo ditë një thirrje për të ecur përpara me besim, bashkëpunim dhe vizion drejt një Shqipërie moderne, të integruar dhe me rini aktive.
Gëzuar Ditën e Rinisë!