Ministry of Tourism, Culture and Sport

Me Bankën Botërore zhvilluam një takim të rëndësishëm pune, me synimin për të thelluar bashkëpunimin strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri. Diskutuam mbi standardizimin e destinacioneve natyrore, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës kritike në zonat turistike, forcimin e strukturave të menaxhimit të destinacioneve (DMO), ngritjen e një sistemi kombëtar të të dhënave të turizmit dhe avancimin e ndërlidhjes rajonale, si komponentë kyç për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në sektor. Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për zbatimin e Strategjisë së Turizmit 2024–2030, duke vënë theksin te rezultatet konkrete dhe objektivat afatgjata. Vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm me Bankën Botërore, si një aktor kyç në mbështetjen e prioriteteve tona të zhvillimit.

Foto Album, kliko këtu!