Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja, Zëvendësministria Lira Pipa dhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në takimin me Fondacionin Art Explora për një prezantim të plotë mbi vitin e parë të funksionimit të Villa 31 në Tiranë, tashmë një qendër aktive residencash artistike, bashkëpunimesh ndërkombëtare dhe programimi kulturor.

Në vetëm një vit nga hapja:

  • 30 artistë në rezidencë nga 126 vende, përzgjedhur nga mbi 1,900 aplikime;
  • 101 aktivitete publike, kulturore dhe edukative;
  • 30,000+ vizitorë dhe pjesëmarrës në Open Studios;
  • Rritje e audiencës me +30% dhe 418K shikime;
  • Bashkëpunime të forta me institucione kombëtare e ndërkombëtare në film, art, edukim e komunitet.

Villa 31 po pozicionohet si pikë e rëndësishme e shkëmbimit kulturor në rajon, me vëmendje te:

  • prodhimi artistik dhe projektet komunitare
  • programimi inovativ në film, muzikë, video-art
  • krijimi i rrjeteve ndërkombëtare dhe rezidencave të reja kuratoriale

Diskutuam së bashku për fazën tjetër të zhvillimit të vilës, me fokus në:

  • Qëndrueshmërinë afatgjatë përmes programit të sponsorizimeve;
  • Forcimin e bashkëpunimeve në kuadër të programeve europiane;
  • Rritjen e kontributit në turizmin kulturor të Shqipërisë;
  • Mundësinë që të ardhurat e gjeneruara të mbështesin programe të reja, artistë dhe aktivitete publike.

Foto Album, kliko këtu!