Ministry of Tourism, Culture and Sport

Nga data 7–21 nëntor në Riad, 10 sportistë kuqezi do të përfaqësojnë me krenari vendin tonë në 6 disiplina sportive: xhudo, karate, mundje, peshëngritje, ping-pong dhe taekwondo.

Në xhudo garon Erisa Brahimaj, në karate Orges Arifi dhe Melos Gashi, në peshëngritje Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha, në ping-pong Kejdi Kalaja, dhe në taekwondo Ernest Merdanaj. Në arenën e mundjes do të ngjiten kampionët Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.