Ministry of Tourism, Culture and Sport

Me vendim të Këshillit të Ministrave, ka nisur krijimi i fondacionit “CulturAlb”, një nismë kombëtare që synon të zhvillojë industrinë e suvenireve kulturore dhe të ringjallë mjeshtërinë
tradicionale shqiptare. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si themeluese, po vijon procesin e miratimit dhe regjistrimit në gjykatë, që fondacioni të nisë së shpejti veprimtarinë e tij.

“CulturAlb” vendos në qendër artizanët, krijuesit, dizajnerët dhe prodhuesit vendas, duke u hapur rrugë për prodhim, ekspozim, promovim dhe tregtim brenda dhe jashtë vendit. Produktet me motive autentike shqiptare do të marrin formë të re në pazaret historike, destinacionet turistike, ekspozita dhe dyqanet e suvenireve. Duke bashkuar traditën me dizajnin bashkëkohor, fondacioni synon të krijojë një markë të dallueshme shqiptare dhe të rrisë praninë tonë kulturore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.