Ministry of Tourism, Culture and Sport

Gazeta ndërkombëtare Journee Mondiale fton vizitorët nga e gjithë bota të zbulojnë Parkun Arkeologjik të Butrintit, duke e renditur atë ndër destinacionet më mahnitëse dhe të përballueshme të Mesdheut. Ky trashëgimi UNESCO ofron një eksperiencë unike: kosto 80% më e ulët se Bregu i Amalfit, por me plazhe më të bukura dhe historinë 2,500-vjeçare që magjeps çdo vizitor. Edhe Shakespeare e përmend Butrintin në veprat e tij, një dëshmi se ky vend ka frymëzuar artistë dhe udhëtarë ndër shekuj, duke e bërë atë një pikë referimi kulturore dhe turistike të
jashtëzakonshme në Mesdhe.