Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti sot në Tiranë një delegacion të nivelit të lartë nga British Council UK, të kryesuar nga Baronesha Wendy Alexander, Zëvendës
Kryesuese e Bordit, dhe z. Adrian Chadwick, Drejtor Rajonal për Evropën e Gjerë. Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e industrive kreative, duke ndarë vizionin strategjik të Ministrisë për zhvillimin e sektorit kulturor, audiovizual dhe të inovacionit kreativ në Shqipëri. Në qendër të diskutimeve ishin mundësitë për partneritete ndërkombëtarë, mbështetja për artistët dhe profesionistët e rinj, si dhe krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm që fuqizon rolin e industrive kreative si motor ekonomik, kulturor dhe social. Ky bashkëpunim me British Council pritet të hapë rrugë të reja për edukim, zhvillim dhe inovacion, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale të krijimtarisë dhe kulturës në rajon dhe më gjerë.