Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropullit po restaurohet me mbështetjen e World Monuments Fund, për fazën aktuale. Projekti përfshin edhe sinjalistikën e shtigjeve që lidhin monumentet e zonës, duke ruajtur trashëgiminë dhe krijuar mundësi të reja për turizmin kulturor në Dropull.

Projekti zbatohet nga Cultural Heritage Without Borders, në bashkëpunim me IKTK-në, DRTK Gjirokastër, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Bashkinë Dropull dhe komunitetin lokal.

Kjo sinergji po jep rezultate të prekshme në ringjalljen shpirtërore dhe materiale të historisë sonë fetare por edhe në rigjallërimin ekonomik e social.

Video, kliko këtu!