Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Aktivitetet e “European Week of Sport” pushtojnë Tiranan: Energji, sport dhe muzikë te Parku i Artit

Tiranë – Nën logon dhe frymën e iniciativës mbarëevropiane #BeActive, Shqipëria iu bashkua thirrjes për një jetë më dinamike dhe të shëndetshme përmes një sërë aktivitetesh masive të zhvilluara te Parku i Artit (ish-Kinostudio).

Aktivitetet nisën gjatë pasdites me hapjen e #BeActive Village, ku qytetarë të moshave të ndryshme u bënë pjesë e lojërave, sfidave sportive dhe demonstrimeve praktike. Festimet vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes me #BeActive Night, ku ritmi i muzikës dhe energjia e pjesëmarrësve krijuan një atmosferë festive elektrizuese.

Organizatorët nëhlipësuan se mesazhi kryesor i këtij manifestimi kapërcen kufijtë e sportit profesional: nuk ka rëndësi sa mirë luan, sa shpejt vrapon apo çfarë discipline zgjedh – e rëndësishme është të lëvizësh.

Eventi solli në fokus idenë se të qenit aktiv nuk është thjesht stërvitje, por një stil jetese që nxit shëndetin, komunitetin dhe mirëqenien. Parku i Artit u kthye kështu në një pikë takimi për qindra të rinj e familje, duke konfirmuar edhe një herë se sporti dhe aktiviteti fizik mbeten gjithmonë zgjedhja e duhur.

Foto album, kliko këtu!