Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Najada Merolli ka lindur në Korçë në vitin 1987 dhe është profesioniste me eksperiencë të konsoliduar në fushën e prokurimeve publike.

Aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Prokurimeve pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Nga janari 2024 deri në shtator 2025, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Prokurimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku ka qenë e angazhuar në drejtimin dhe administrimin e proceseve të prokurimit publik dhe në koordinimin e veprimtarisë së strukturës përgjegjëse për prokurimet.

Nga marsi 2022 deri në janar 2024, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Prokurimeve, koncesioneve dhe partneritetit pranë Ministrisë së Kulturës, duke drejtuar proceset e prokurimit, koncesionit dhe partneriteti privat publik dhe administrimin e procedurave përkatëse në institucion.

Gjatë periudhës nëntor 2024 – dhjetor 2025, ka qenë anëtare e Komitetit Drejtues për Strategjinë Kombëtare të Prokurimit Publik, duke kontribuar në punën e këtij mekanizmi në kuadër të zhvillimit dhe zbatimit të politikave strategjike në fushën e prokurimit publik.

Më herët, nga gushti 2015 deri në dhjetor 2021, ka mbajtur pozicionin e Ekspertes së Prokurimeve pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST sh.a.), ku ka ndërtuar një eksperiencë të gjerë profesionale në fushën e prokurimeve dhe procedurave administrative.

Karriera e saj profesionale është e fokusuar në prokurimet publike, administrimin e procedurave, drejtimin institucional dhe zhvillimin e politikave në fushën e prokurimit publik. Eksperienca e saj në institucione të ndryshme publike dhe në sektorin energjetik ka kontribuar në formimin e një profili profesional të specializuar në menaxhimin dhe drejtimin e proceseve të prokurimit.