Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në Portin e Sarandës, një nga portat kryesore hyrëse për vizitorët në jug të Shqipërisë, ku vetëm gjatë muajit korrik u mirëpritën mbi 130 mijë pasagjerë, fluksi i lartë turistik dëshmon ecurinë pozitive të sezonit veror dhe angazhimin e përbashkët për mbarëvajtjen, sigurinë dhe mikpritjen e vizitorëve.

Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kryetarin e Bashkisë Olti Çaçi, në terren për të ndjekur nga afër masat e marra dhe menaxhimin e flukseve gjatë këtij sezoni, si dhe për të falënderuar të gjitha strukturat dhe ekipet në terren për bashkëpunimin, gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Foto album, kliko këtu!