Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Pas 8 vitesh ndërprerjeje, një shërbim i munguar u rikthehet lexuesve, tashmë në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”.

Nga tani, qytetarët, studentët, studiuesit dhe të gjithë dashamirësit e informacionit do të kenë mundësi të vijnë çdo ditë në Bibliotekë dhe të lexojnë FALAS gazetat dhe shtypin e shkruar të ditës, në një hapësirë të hapur dhe mikpritëse.

Ky nuk është thjesht rikthimi i gazetës në sallën e leximit. Është rikthimi i një zakoni qytetar: të lexosh, të informohesh, të krahasosh burimet, të mendosh dhe të krijosh opinionin tënd.

Rihapja e këtij shërbimi është pjesë e vizionit tonë për një Bibliotekë Kombëtare më të hapur, më të qasshme dhe më pranë qytetarit.

Qendra “Sotir Kolea”

  •  Shtypi i ditës
  • Lexim falas për të gjithë
  • S’do të mungojë kafja
  • Dyert janë të hapura!

Shtypi ju pret në Bibliotekë!