Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Mbrëmë, në një nga arenat më ikonike të botës, O2 Arena në Londër, shqiptari Nelson Hysa shkroi një tjetër faqe të madhe në historinë e sportit shqiptar.
Përballë një kundërshtari të pamposhtur, me 14 fitore në 14 ndeshje dhe 14 KO, Nelsoni triumfoi në mënyrë spektakolare, duke e mbyllur duelin me KO në raundin e dytë.
Një fitore e madhe, në një atmosferë magjike, përpara mijëra shqiptarëve që e kthyen O2 Arena-n në një tribunë ku valëvitej flamuri kuqezi. Kjo Ishte ndeshja 25 e Nelsonit ku nga 25 ndeshje i ka te gjitha te fituara Pa asnje humbje.