Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Qeveria Shqiptare vijon të investojë në sportin shqiptar, duke e kthyer mbështetjen për sportistët në një prioritet konkret.

Me aktin normativ të fundit është shtuar edhe një fond prej 40 milionë lekësh për sportistët elitarë, duke forcuar sistemin e shpërblimeve për ata që ngrenë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Praktikisht duke e dyfishuar për vitin 2026 fondin e parashikuar për shpërblimet.

  • Më shumë mbështetje për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë.
  • Rritje e trajtimit ushqimor ditor për sportistët.
  • Shpërblime më të larta për rezultatet në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike.
  • Skemë më e favorshme për sportet me disa disiplina.

Këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë, ku buxheti i shtetit për sportin në vitin 2026 rritet me 32%, niveli më i lartë i mbështetjes financiare ndër vite.

Sporti nuk është vetëm sukses në gara, por një investim tek të rinjtë, promovim i Shqipërisë, zhvillim ekonomik dhe krenari kombëtare.