Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike.

Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.

Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.

Vendimi përcakton qartë:

  • Punimet që pezullohen;
  • Punimet që përjashtohen nga pezullimi;
  • Zonat ku zbatohet masa;
  • Rregullat për lejet e ndërtimit;
  • Masat administrative në rast shkeljesh;
  • Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.

Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta