Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Të nderuar përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Padelit.

Sportistë.

Miq të ardhur nga vende të ndryshme të botës

Jam sot këtu, në fundin e këtij kampionati, nga arena ndërkombëtare e padelit.

Ky shesh mirëpriti gjithë javën sportistë elitarë të padelit, trajnerë, organizatorë dhe tifozë nga shumë vende të botës. Shqipëria pati privilegjin të presë një nga aktivitetet më prestigjioze të kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Padelit dhe besoj se ju treguam aftësinë dhe mundësinë që mund të jemi të barabartë me çdo vend në këtë kampionat.

Tirana priti mbi 150 sportistë, nga 25 shtete dhe vlen të theksohet se mes tyre 31 lojtarë të renditur në Top 30 të botës. Këto janë shifra që tregojnë qartë nivelin e lartë të këtij turneu dhe rëndësinë që ai ka fituar në arenën ndërkombëtare.

Por përtej shifrave,ka mbizotëruar energjia e sportit. Konkurrenca e fortë dhe një atmosferë e bukur që e ka afruar qytetin me sportin.

Ndjehem krenar që Tirana organizoi me sukses një kampionat botëror të këtij niveli, duke dëshmuar çdo here se jemi një destinacion i besueshëm dhe i shkëlqyer për evente të mëdha ndërkombëtare.

Qeveria vëmendjen ndaj sportit dhe promovimit të vendit përmes aktiviteteve ndërkombëtare nuk do ta ndërpresë. Besoj se investimi në sport është investimi i duhur tek te rinjtë, në imazhin e Shqipërisë dhe në zhvillimin e pandalshëm të vendit.

Vetëm një vit më parë, në maj 2025, Shqipëria priti  Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, me një audiencë globale prej qindra milionë ndjekësish.

Ndërkohë, Shqipëria është përzgjedhur për të organizuar Kampionatin Europian U21 të Futbollit në vitin 2027.

Këto tregojnë bindshëm që kemi krijuar besim tek institucionet ndërkombëtare sportive.

Këto ngjarje kontribuojnë drejtpërdrejt në  promovimin e Shqipërisë në botë, rrisin numrin e vizitorëve dhe krijojnë mundësi të reja ekonomike për bizneset, qytetet dhe komunitetet tona.

Turizmi sportiv e bën Shqipërinë një destinacion të njohur jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për organizimin e eventeve të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Dua të shpreh mirënjohjen time për Luigin dhe  Federatën Ndërkombëtare të Padelit për besimin e dhënë ndaj Shqipërisë, për organizatorët, institucionet vendore dhe qendrore, për të gjithë afa që kanë punuar gjatë këtyre javëve për realizimin e këtij eventi.

Jam i sigurt se kjo nuk do të jetë jetë vizita juaj e fundit në vendin tonë dhe i bindur që do të jemi pjesë e rëndësishme e hartës ndërkombëtare të padelit dhe sporteve të tjera.