Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Kanë nisur punimet për konservimin e pesë monumenteve kryesore në Parkun Arkeologjik të Bylis/Klos, një ndërhyrje e rëndësishme që synon ruajtjen dhe stabilizimin afatgjatë të vlerave të jashtëzakonshme të trashëgimisë sonë kulturore, duke përfshirë:

  • Teatrin e Bylisit;
  • Teatrin e Klosit (Nikaia antike);
  • Cisterna dhe Termat e Justinianit;
  • Prytaneioni dhe Arsenali;
  • Bazilika D.

Ky investim do të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të parkut dhe të përvojës së vizitorëve, duke forcuar mbrojtjen dhe promovimin e këtij pasuri të çmuar kulturore.

Projekti realizohet në kuadër të nismës “EU for Economic Development – Tourism-led Local Economic Development”, financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri dhe AICS, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.