Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Me programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, po u japim bizneseve mundësinë të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve akomoduese, modernizimin e shërbimeve, rritjen e standardeve dhe krijimin e ofertave të reja turistike, por edhe sektorëve të tjerë që lidhen me ekonominë kreative, artizanatin dhe sportet.

Objektivi ynë është i qartë: më shumë investime, më shumë vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare dhe një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit. Kjo është mënyra se si e bëjmë turizmin dhe kreativitetin një motor të qëndrueshëm zhvillimi për vendin.

PROGRAMI KOMBËTAR “DYFISHO SIPËRMARRJEN TËNDE”

Udhëzues Informues për Bizneset

Çfarë është Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”? – “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një program kombëtar i Qeverisë Shqiptare. Programi synon të lehtësojë aksesin në financim për sipërmarrjet shqiptare, duke mbështetur investimet që rrisin produktivitetin, modernizimin, inovacionin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Kush mund të përfitojë? – Programi është i hapur për:

  • Ndërmarrjet Mikro
  • Ndërmarrjet e Vogla
  • Ndërmarrjet e Mesme (SME)
  • Fermerët dhe subjektet e regjistruara që ushtrojnë aktivitet bujqësor.

Klasifikimi i SME-ve (Kategoria, Numri i punonjësve, Xhiro vjetore*)

Mikro

1–9 deri në 10 milionë lekë

E Vogël

10–49 deri në 50 milionë lekë

E Mesme

50–249 deri në 250 milionë lekë

* Ose sipas totalit të aktiveve, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Kushtet kryesore për përfitim – Biznesi duhet:

  • Të jetë i regjistruar në QKB (ose fermer i regjistruar me NIPT).
  • Të klasifikohet si ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme.
  • Të ketë një projekt investimi të financueshëm.
  • Të plotësojë kriteret e bankës për miratimin e kredisë.
  • Të mos ketë detyrime të papaguara që pengojnë financimin, sipas kërkesave të programit dhe bankës.

Sektorët që mbështeten – Programi mbështet investime në:

  • Bujqësi
  • Agropërpunim
  • Industri përpunuese
  • Turizëm
  • Transport dhe Logjistikë
  • Teknologji dhe ICT
  • Energji
  • Ekonomi e Gjelbër
  • Shërbime prodhuese
  • Automatizim dhe inovacion

Për çfarë mund të përdoret financimi? – Programi financon investime për:

  • Makineri dhe pajisje
  • Linja të reja prodhimi
  • Automatizim
  • Transformim digjital
  • Inteligjencë Artificiale
  • Eficiencë energjetike
  • Ndërtime dhe infrastrukturë për aktivitetin
  • Zgjerim kapacitetesh
  • Modernizim fermash
  • Investime turistike
  • Përmbushjen e standardeve të BE-së
  • Projekte që rrisin eksportet
  • Investime që rrisin produktivitetin

Kushtet e financimit:

– Financim maksimal deri në 2 milionë euro (ose rreth 200 milionë lekë për çdo përfitues)

– Norma e interesit 2–3%

– Garancia Sovrane (nga shteti) deri në 70% mbulim kolaterali

– Afati maksimal i kredisë deri në 10 vite

Mbështetje shtesë për biznesin – Përveç financimit, programi ofron edhe:

Mbështetje për hartimin e biznesplanit

  • Asistencë teknike nga ekspertë
  • Konsulencë për projektin e investimit
  • Orientim gjatë procesit të aplikimit

Përfitimet për biznesin – Programi ndihmon bizneset të:

  • Investojnë me kosto më të ulët
  • Modernizojnë aktivitetin
  • Rrisin produktivitetin
  • Ulin kostot e prodhimit
  • Përmirësojnë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve
  • Përmbushin standardet europiane
  • Zgjerojnë aktivitetin
  • Hyjnë në tregje të reja
  • Rrisin eksportet
  • Krijojnë vende të reja pune

Si aplikohet?

Hapi 1

Informohu në:

www.dyfisho.ekonomia.gov.al

Hapi 2

Përgatit projektin e investimit.

Nëse ke nevojë, përfito mbështetje nga ekspertët për hartimin e biznesplanit.

Hapi 3

Zgjidh bankën pjesëmarrëse.

Hapi 4

Dorëzo dokumentacionin.

Hapi 5

Banka vlerëson projektin dhe procedon me financimin sipas kushteve të programit.

Dokumentacioni orientues:

  • Dokument identifikimi
  • Ekstrakti i QKB
  • Pasqyrat financiare
  • Plani i investimit
  • Biznesplani (kur kërkohet)
  • Preventivat/ofertat për investimin
  • Dokumentacioni financiar sipas kërkesave të bankës

Fushata kombëtare e informimit:

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat pjesëmarrëse, do të zhvillojë gjatë muajve në vijim një tur informues në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Bizneset do të kenë mundësi të:

  • njihen me programin;
  • marrin informacion të detajuar mbi kriteret;
  • konsultohen me ekspertë;
  • njihen me bankat pjesëmarrëse;
  • përgatisin aplikimin për financim.

Programi nis me paketën e parë me 250 milionë Euro, mund të financojë deri në 1 miliardë Euro, sipas ecurisë!

Për më shumë informacion:

www.dyfisho.ekonomia.gov.al

Pranë çdo banke pjesëmarrëse

 

Foto album, kliko këtu!