Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Një hap i ri për industrinë audiovizuale shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria avancon drejt miratimit të Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin e Veprave Audiovizuale në Formën e Serialeve, duke iu bashkuar një kuadri të përbashkët ligjor që garanton kushte të barabarta dhe të sigurta bashkëpunimi mes producentëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë.

Çfarë hap kjo për Shqipërinë? 

  • Rrugën drejt bashkëprodhimeve të serialeve me partnerë evropianë, mbi rregulla të njëjta për të gjithë;
  • Hapësirën ligjore për lidhje më të forta mes producentëve shqiptarë dhe industrisë audiovizuale ndërkombëtare;
  • Terrenin që profesionistët tanë krijues, artistikë dhe teknikë të përfshihen në projekte ndërkombëtare;
  • Kushtet për qarkullim dhe shpërndarje më të gjerë të prodhimeve audiovizuale në tregjet ndërkombëtare;
  • Bazën për zhvillim të mëtejshëm të industrisë audiovizuale dhe industrive kreative në vend.

Së bashku me skemat e reja të financimit që Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të hapë edhe për serialet televizive, Konventa është hapi garantues drejt bashkëprodhimeve të reja: siguria ligjore nga njëra anë, mbështetja financiare nga ana tjetër.