Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në mbledhjen e parë konstituive të Komitetit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (KKZHRK), ku 🇦🇱Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave të qeverisjes për zhvillimin e balancuar territorial. Si organi më i lartë vendimmarrës në këtë fushë, KKZHRK do të luajë një rol kyç në orientimin e investimeve dhe politikave zhvillimore, duke siguruar një koordinim më të fortë ndërinstitucional dhe një qasje më efektive në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike, turistike, kulturore dhe sociale të çdo rajoni të vendit.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbetet e angazhuar për të kontribuar në këtë proces përmes politikave dhe programeve që mbështesin turizmin, kulturën dhe sportin, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së qytetarëve.